Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një perleshje me thika që ka ndodhur në një lokal në Pejë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.
Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal ka thënë për Klankosova.tv se personat e lënduar janë ende në proces të trajtimit.
Sahiti tha se sipas gjasave njëri nga të lënduarit duhet të transferohet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Janë pranuar tre pacientë. Ende janë në proces të trajtimit. Sipas gjasave njëri nga ta duhet të dërgohet në QKUK”.