(E plotësuar 23.43) Kjo është gjendja e të lënduarve nga përleshja me thika në Pejë
Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje me thika që ka ndodhur në një lokal në Pejë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.
Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit Rajonal, ka thënë për Klankosova.tv se personat e lënduar janë ende në proces të trajtimit.
Sahiti tha se, sipas gjasave, njëri nga të lënduarit duhet të transferohet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Janë pranuar tre pacientë. Ende janë në proces të trajtimit. Sipas gjasave, njëri nga ta duhet të dërgohet në QKUK”.
***
Sonte pas orës 21:00 është gjetur pa shenja jete një person në Komunën e Pejës, saktësisht në rrugën “Qerim Muriqi”.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Burime të mediave bëjnë me dije se i vdekuri është H.Berisha 75-vjeçar.
“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lidhur me këtë Policia ka hapur rast “Hetim i vdekjes“, u shpreh Gashi.