Ferizaj: Digjet një lokal nga ngrohësja elektrike

Kronikë e zezë

Ferizaj: Digjet një lokal nga ngrohësja elektrike

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Në Ferizaj është djegur një lokal, e dyshohet se shkaktar i zjarrit është një ngrohëse elektrike.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se si pasojë e këtij zjarri është lënduar një person.

“Është përfshirë nga zjarri lokali afarist pronë e ankuesit mashkull kosovar. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë një ngrohëse elektrike. Si pasoj e zjarrit një person ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat