Janë arrestuar katër persona në fshatin Reqan të Prizrenit për fajde.
Policia ka bërë kontroll në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: disa vetura, një pistoletë, disa telefona celular, dhe një llap-top”, thuhet në raport.
Tutje, aty bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.