Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili ishte paraqitur si zyrtar policor dhe kishte ngacmuar një grua.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 22.12.2021 -21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar viktimen femer kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.