Një grua nga Rahoveci është rrahur nga dy kunatat e saj.
Njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati.
“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga dy kunatat e saj f/kosovare. Njëra nga të dyshuarat është arrestuar, ndërsa tjetra gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, viktima së bashku me fëmijët është dërguar te familjarët e saj, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.