Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur për pak sekonda në një shtyllë të rrymës në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, të enjten.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës që s’ka lejuar kalimtarët të afrohen.
Tashmë kanë mbërritur edhe zjarrfikësit.
Të enjten, KEDS-i njoftoi se kriza energjetike dhe reduktimet, që nisën zyrtarisht sot, do të vazhdojnë edhe për një kohë. Në një njoftim të KEDS-it është bërë thirrje që konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike të heqin nga priza pajisjet.