Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, lëndohet një person

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Bazuar në të dhënat fillestare të Policisë së Kosovës, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.

Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. 

Image
Arrestimi i personave të dyshuar
Image
Armë zjarri

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat