Dy persona janë arrestuar dje në Shtërpcë pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit duke i ofenduar i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Shtërpce24.12.2021-22:25. Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit (nën ndikim të alkoolit ) duke i ofenduar i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë derisa ishin në kryere të detyrës zyrtare.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.