Nën ndikim të alkoolit, i mituri në Gjilan sulmon fizikisht vëllain

Kronikë e zezë

Nën ndikim të alkoolit, i mituri në Gjilan sulmon fizikisht vëllain

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një i mitur është arrestuar dje në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i mituri nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj vëllait të tij.

Me vendim të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 24.12.2021-00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ( i mitur) në ndikim të alkoolit pasi që kishte shkaktuar dhunë ndaj vëllait të tij, viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat