Digjet një shtëpi në Ferizaj, pëson lëndime një 3-vjeçari - dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Ferizaj, pëson lëndime një 3-vjeçari - dërgohet në QKUK

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Dje rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një incident zjarri në një shtëpi në Ferizaj. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3-vjeç.

Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë: 

LËNDIM TRUPOR/INCIDENT ZJARRI /Ferizaj 25.12.2021 – 17:00. Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat