Dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare kanë hasur në dy të dyshuar me ç’rast janë ofenduar –penguar në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë sulmuar nga njëri prej të dyshuarve.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.
Të dyshuarit gjenden në arrati dhe rasti po hetohet.
Njoftimi:
Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 24.12.2021-23:30. Dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç’rast janë ofenduar –penguar në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë sulmuar nga njëri prej të dyshuarve. Të njëjtit gjenden në arrati . Rasti nën hetime.