​Hyri ilegalisht me traktor në Kosovë, transportonte mish derri

Kronikë e zezë

​Hyri ilegalisht me traktor në Kosovë, transportonte mish derri

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Mish derri

Derisa policia ka qenë duke patrulluar në afërsi të brezit kufitar ka ndaluar një traktor të cilin ishte duke e ngasur i dyshuari mashkull.

Rasti ka ndodhur në fshatin Korminjan të Ranillukut, ku gjatë kontrollimit në traktor është gjetur mish derri të kontrabanduar rreth 270 kg.

Mishi është konfiskuar.

Ndërsa traktori dhe personi i dyshuar janë liruar në procedure të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat