​Zjarri në Pallati e Rinisë mund të merrte përmasa të mëdha

Kronikë e zezë

​Zjarri në Pallati e Rinisë mund të merrte përmasa të mëdha

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 11:13
Pallati i Rinisë

E plotësuar (14:06) - Në orët e hershme të mëngjesit sot ka ndodhur një zjarr te Pallati i Rinisë në Prishtinë, ku sipas ekipit të zjarrfikësve arsyeja ka qenë një kabllo e rrymës.

Behar Shalam udhëheqësi i ekipit të zjarrfikësve, tha se zjarri mund të merrte përmasa me te mëdha, mirëpo, kanë arritur ta ndalin.

Shala: Arritëm ta ndalim një zjarr i cili mund të merrte përmasa te mëdha

“Ne me këta zjarrfikësa arritëm ta ndalim një zjarr i cili mund të merrte përmasa te mëdha dhe të na dilte prej kontrolli. Frika ime e vetme ka qenë a do të mund ne të lokalizojmë... mirëpo ne sot ia dolëm me këta heronj, koleget e mi edhe e kemi bërë një punë shumë të mire, por mos të harrojmë me falënderu edhe sigurimin, i cili na ka tregoi vendin e ngjarjes edhe pse kishte bukur shumë tym, mirëpo ata na e dhanë ndihmesën më të madhe të mundshme duke na drejtuar te vatra e zjarrit”, ka thënë Shala.

Shala në një deklaratë për KosovaPress, ka thënë se edhe për kundër që zjarri mund të merrte përmasa të mëdha ne arritëm të lokalizojmë dhe ta fikim.

Shala: Zjarrin kemi arrit me fik në total

“Na kanë drejtuar te zjarri kemi shkuar aty e kemi lokalizuar, ka qenë vështirë sepse ka pasur shumë tym. Zjarrfikësit përpos pajisjet e veta që i ka prapa i duhet me vendos aparatin në ato vende ku nuk është i sigurt me hy ku ka gaz edhe tym, kështu që është një lodhje dyfish me e madhe, mirëpo kemi arrit me lokalizu, kemi arrit edhe me fik në total krejt është bërë një punë shumë e madhe prej këtyre heronjve”, ka thënë ai.

Me tej, ai shtoi se ka pasur edhe dëme sepse ka qenë një pjesë e madhe e kapluar nga zjarri.

Shala:Dëmet nuk janë edhe shumë të vogla

“Me të vërtete ka qenë një panik në atë kuptimin nuk kemi mundur me marrë me mend çka nëse ka marrë përmasa të mëdha zjarri, mirëpo ish dashtë me kërku ndihmë ndoshta edhe prej komunave tjera...deshi Zotit e zurëm zjarrin në fazën fillestare edhe e lokalizuam e fikëm pa pas problem, pa pas lëndime njerëz. Dëmet nuk mundem me thënë që janë edhe shumë të vogla se ka qenë një pjesë komplet e rrymës, diçka kështu që mbetet me shiku njerëzit që janë kompetent për këtë punë”, u shpreh ai. 

Arsyeja e zjarrit dyshohet të jete nga një burim i kabllove të rrymës në studion e digjitalbit.

Shala: Zjarri bajagi u doke që është burimi diku prej kabllove të rrymës

“Është studio e “Digjitalbit” ashtu e kemi marrë informatën prej sigurimit që kjo studio e “Digjitalbit”, kështu që zjarri bajagi u duk që është burimi diku prej kabllove të rrymës, mirëpo detajisht nuk është e imja me thënë atë”, theksoi Shala.

***

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë sot ka shpërthyer një zjarr, si pasojë e një kablloje e cila është djegur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve.

Shuhet zjarri te Pallati i Rinisë, nuk ka të lënduar

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një zjarr në Prishtinë te Pallati i Rinisë, ku sipas informatave që kanë dhënë ekipi i zjarrfikësve tregojnë se arsyeja e këtij zjarri ka qenë kabllo e rrymës që gjendet brenda Pallatit, ndërkaq pas intervenimit të ekipit të zjarrfikësve zjarri është shuar.

Edhe pse studio ishte e mbushur me tym për shkak të zjarrit, nuk për ketë rast nuk ka asnjë të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së lajmit edhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq sipas zjarrfikësve thotë se lajmin në mëngjes për këtë incident e ka marrë nga sigurimi i pallatit, ku shtuan se rreziku ka qenë që zjarri të përhapet dhe të marrë krejt pallatin.

***

Zjarri në Pallatin e Rinisë, zjarrfikësi: Mund të merrte përmasa të mëdha

Zjarrfikësi Berat Shala, ka thënë se ka përfunduar me sukses operacioni i ndalimit të zjarrit në Pallatin e Rinisë.

Ai, në një prononcim për media ka deklaruar se ata e kanë parandaluar një zjarrë më të madh.

“Informatën për zjarr e kemi marrë nga një punëtor i sigurimit që punon në Pallatin e Rinisë, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes”.

“Arritëm ta ndalim një zjarr i cili ka mundur të merrte përmasa më të mëdha dhe ka pasë mundësi që zjarri ta humbte kontrollin. Frika ime ka qenë se a do të kemi mundësi ta lokalizojmë këtë zjarr, po unë bashkë me këta heronj arritëm ta lokalizojmë këtë rast”.

“I falënderoj edhe rojet e Pallatit të Rinisë që na kanë ndihmuar”, ka thënë Shala.

***

Policia njofton se sot në orën 09:20 ka pranuar një informacion për një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se aty u dogjën disa kabllo elektrike.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, policia konfirmon për lëndimin e një personi.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”, tha policia.

Sipas policisë, lidhur me këtë situatë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KEDS dhe është konstatuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.

“Janë djegur disa kabllo të brendshme të tyre, ekipi e ka inspektu gjendjen. Janë disa kabllo elektrike që s’kanë të bëjnë me KEDS”, tha Buzhala.

***

Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se është djegur një kabllo elektrike.

Sipas raportimeve të para dyshohet se nga zjarri ka mbetur i lënduar të paktën një person.

Policia ka konfirmuar rastin duke bërë me dije se njësitet e nevojshme ndodhen në vendngjarje.

“Është raportuar një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Policia dhe zjarrëfikësit janë në lokacion”, ka konfirmuar shkurtë Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat