​Dy të ndaluar për sulm në Pejë

Kronikë e zezë

​Dy të ndaluar për sulm në Pejë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Dy persona janë ndaluar për sulm fizik sot në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë, sipas të cilit rasti ka ndodhur në ora 11:56 dhe aty ishin të përfshirë pesë persona.

Tre persona i kanë sulmuar dy persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Dy prej tre sulmuesve janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Gashi.

Me këtë rast policia ka konfiskuar edhe një armë pistoletë, dy karikatorë dhe 18 plumba. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat