Është identifikuar bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së Behar Sofisë më 25 shkurt të këtij viti në Piramidë. Ndaj 45-vjeçarit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”.
I identifikuar si B. L ndodhet në mbajtje për veprën penale “Dhunë në familje”.
Identifikohet bashkëpunëtori i autorit të vrasjes së shtetasit BS
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg” për 45-vjeçarin.
Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e SPAK, për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më 25 shkurt 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi BS, 66 vjeç, si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i bashkëpunëtorit në këtë vrasje.
Në bazë të provave të grumbulluara, Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin BL, 45 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë kanë ekzekutuar masën e sigurisë ndaj këtij shtetasi, në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetasit BL, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”./Bota sot