Në këtë rrugë të fshatit Gjoçaj në Peqin u gjet i vrarë me armë zjarri 35-vjeçari, Albi Bashaliu.
Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 08:39.
Pak metra më tutje është gjetur një makinë e djegur.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor nga vendngjarja makina e djegur është e autorit-ëve të ngjarjes, raporton Ora News.
Mësohet se ata janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës.
Në lokalin në anë të rrugës po mbahen brenda nga policia tre persona pasi mësohet se janë dëshmitarë në vendnngjarje.
Nga burimet dyshohet se pas vrasjes fshihet një hakmarrje mundshme pasi i vëllai i tij Leonard Bashaliu, i cili në qershor të këtij vrau me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.