Dy persona nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash nga një barnatore dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën “Nexhip Draga” në Mitrovicë, ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
Sipas tij, me të marrë informacionin, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
"Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit sa më parë, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha ai. /A. Damati