Aksident i rëndë në autostradën Suharekë-Prizren, vdes 82 vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në autostradën Suharekë-Prizren, vdes 82 vjeçari

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën Suharekë-Prizren.

Viktima është 82-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ku këmbësori ka humbur jetën.

“Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas raportimeve tjera do të njoftoheni për detajet”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat