Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se i mashtronte fermerët në Istog.
I arrestuarit G.N.,(1992), dyshohet se ditë më parë kishte blerë tetë kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë 6.500 euro, mirëpo nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes, duke mashtruar viktimën.
Sipas Policisë, po ashtu dyshohet se ka kryer edhe disa vepra penale të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos i paguar mijëra euro.
Ndaj të dyshuarit është hapur rasti “mashtrim” dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.