Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 149 bankënota metali në vlera nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur në fshatin Maxhunaj në Vushtrri, të martën në orën 14:15.
“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovicë Jug nën dyshimin e veprës penale falsifikim i parasë është kontrolluar një lokal- market pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 149 bankënota metali në vlera nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.