Rrahje në Qendrën e Azilit në Magurë, algjeriani i bën për spital dy libanezë

Kronikë e zezë

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magurë, algjeriani i bën për spital dy libanezë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 10:13
Rrahje në Qendrën e Azilit në Magurë

Në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit, të martën ka ndodhur një rrahje mes azilantëve, me ç’rast nga lëndimet e pësuar dy persona kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

Sipas raportit të Policisë për 24 orët e fundit, një shtetas algjerian është arrestuar pasi që i njëjti në Qendrën e Azilit ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të Libanit.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat