Aksidentohen tri automjete në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksidentohen tri automjete në rrugën Prishtinë – Podujevë, lëndohen tre persona

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga lëndimet që kanë pësuar sot në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Vranidoll.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje.  Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i trafikut, i cili po heton shkaktarët e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat