Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë sot në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Sot rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.