Aksident në Prizren, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Prizren, pesë të lënduar

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 07:28
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Westley Clark” në Prizren.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Doktori Sadri Hulaj, deklaroi për RTV Besa se lëndimet e personave janë kryesisht të lehta.

“Të lënduarit janë kryesisht të moshave të reja, dhe lëndimet janë të lehta. Gjendja e tyre është stabile“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat