Një e mitur nga Obiliqi, ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 28 dhjetor.
Nuk është raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të jetë nën hetime.
“Dhunim-Obiliq 28.12.2021 – NN. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se ishte dhunuar nga një mashkull i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, ka bërë të ditur policia.