Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet A.XH. (21) në Lipjan, i cili ishte në kërkim për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me dënim burgimi prej tetë muajve.

I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat