Një superaksion i kryer nga nga sektori i trafiqeve dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, mësohet se ka çuar në bllokimin e rreth 100 kilogramë kokainë në Tiranë.
Ndërhyrja Blic, e agjentëve të policisë mësohet të jetë kryer rreth orës 13:00 të ditës së sotme në një biznes në zonën e Vaqarrit, që ndodhet afër urrës së Beshirit.
Një kompani bananesh është kontrolluar tërësisht nga policia kriminale ndërsa mësohet se operacioni është mbikqyruar nga Struktura e Posaçme SPAK.
Operacioni është zhvilluar nga zyrtarë të policisë së Tiranës dhe strukturat e SPAK, por nuk jepen detaje se kush janë personat e arrestuar dhe cila ka qënë linja e ntrafikut të kokainës.
Deri në këto moment në polici janë shoqëruar disa persona ndërsa ende mbetet e paqartë se sa është numri i personave të arrestuar.
Operacioni është monitoruar nga porti i Durrësit dhe deri në zonën e Urrës së Beshirit në Vaqarr.
vijon...