Aksident mes dy kamionëve të rrethi në Çagllavicë

Kronikë e zezë

Aksident mes dy kamionëve të rrethi në Çagllavicë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 11:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat