Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Kronikë e zezë

Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Më: 1 janar 2022 Në ora: 09:21
Ilustrim

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Policia e Kosovës ka shqiptuar 378 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona. 

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, veçanërisht variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E në prag të ndërrimit të motmotit, dhjetëra zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ndalë muzikën dhe kanë nisur shpërndarjen e qytetarëve nga sheshi i kryeqytetit.

E gjithë kjo pas rrezikut nga pandemia, si dhe në zbatim të masave anti-COVID, ku sipas masave në fuqi në ora 24:00, ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç atyre që janë raste emergjente dhe të lejuar në bazë të vendimit të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat