Tre persona, nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes vete orët e para të së premtes në Brezovicë.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e rrahjes, tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka edhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Ndërkaq, pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit ata janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, teksa rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Brezovicë, Shtërpcë 31.12.2021 – 00:45. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë (nën ndikim të alkoolit) janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.