Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugor Prishtinë – Lipjan, ku si pasojë ka humbur jetën një 9-vjeçare. Viktima vdiq në Emergjencë rreth pesë orë pas aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, teksa lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
“Rreth orës 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia bëri apel që vozitësit të jenë sa më të kujdesshëm gjatë vozitjes, të respektojnë rregullat e trafikut dhe mos ta përdorin telefonin gjatë vozitjes.