Burrat rrahën gratë edhe në festë, Policia e Kosovës jep detaje

Kronikë e zezë

Burrat rrahën gratë edhe në festë, Policia e Kosovës jep detaje

Më: 2 janar 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Dhunë në familje pati edhe gjatë festës së Vitit të Ri në disa shtëpi në Kosovë. Si rëndom, gratë u rrahën nga burrat e tyre. Ndërsa në Prizren vajza u rrah nga babai i saj.

Më 31 dhjetor, policia ka rrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.

I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Tutje, policia njofton se në Gllogoc është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. 

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar në pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

Më datën 1 janar, në Prishtinë viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është rikthyer në familjen e saj, policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.

Mbrëmë në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka konfirmuar policia.

Gjithashtu në Shtime është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare dhe të njëjtën e kishte larguar nga shtëpia me vajzat e saj. 

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, tha policia.

Ndërsa në Prizren, vajza është sulmuar nga babai i saj.

“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat