Arrestohen 4 persona në Fushë Kosovë, shisnin kokainë në pompë të benzinës

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 persona në Fushë Kosovë, shisnin kokainë në pompë të benzinës

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:10, në një pompë të derivateve në Fushë-Kosovë, ka zënë në flagrancë katër persona të dyshuar që po shkëmbenin drogë me para.

Sipas një komunikate për media nga Policia, shitja po bëhej brenda një veture BMW. Policia ka njoftuar se janë arrestuar A.B., A.M., F.A. dhe D.J., raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë arrestimit tek i dyshuari A.M. janë gjetur 11.1 gramë kokainë, të cilën e kishte blerë nga i dyshuari tjetër A.B., tek i cili janë gjetur 650 euro para të gatshme. Po ashtu edhe tek këmbët e tij është gjetur një qese me kokainë me peshë 6.1 gramë”, thuhet në komunikatë.

Pas arrestimit thuhet se është bërë kontrolli i banesës së dyshuarit A.B. ku janë gjetur 6 paketime të madhësive të ndryshme me kokainë, me peshë të përgjithshme 83.7 gramë, 4150 euro para të gatshme.

Siç bëhet e ditur, gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMW ngjyrë e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër (4) telefona celularë.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat