Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në dy raste të ndara ka arrestuar dy persona për dhunë në familje .
Mbrëmë rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Gjon Serreqi’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet P.SH(M/K) 31 vjeçar përsëritës i dhunës në familje, i cili pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësorë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori Rajonal i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa sot në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:00, policia ka pranuar një informacion se në rrugën " Fehmi Agani" në Ferizaj është një rast tjetër i dhunës në familje .
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.H (M/K) 70 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ju shkaktuar lëndime trupore, ku dhe kishin pranuar tretman mjekësorë .
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.