Një makinë ka marrë flakë në Vlorë.
Policia bën me dije se rreth orës 21:15, në lagjen "15 Tetori", ka marrë flakë automjeti tip "Volsëagen Passat", në pronësi të shtetasit G.C, i cili ishte i parkuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.