Po kontrollonin një lokal me muzikë në Fushë Kosovë, sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë

Kronikë e zezë

Po kontrollonin një lokal me muzikë në Fushë Kosovë, sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë, janë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kontrollit në një lokal me muzikë.

Gjatë kontrollit në një lokal me muzikë, dy zyrtarët policorë janë penguar.

Si dhe sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj.

Të dyshuarit janë arrestuar, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat