Një 14-vjeçar ka vdekur dhe dy persona janë lënduar si pasojë e një vetë-aksidenti në fshatin Grikoc – Sallagrazhd të Suharekës.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET-Fsh. Grikoc – Sallagrazhd, Suharekë 02.01.2022 – 16:20. Është raportuar se i dyshuari i mitur mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vet-aksident duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima i mitur mashkull kosovar, kurse lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe pasagjeri i mitur mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raporton e PK-së.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.