Ka ndërruar jetë 8-vjeçarja që u aksidentua më 1 janar në autostradën Prishtinë-Lipjan.
Tetë vjeçarja ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Autostrada, Prishtinë –Lipjan (NN) 01.01.2022-23:25.
Lidhur me rastin me datën 02.01.2022 është raportuar se viktima femër e viti i lindjes 2013 e cila ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.