Një i dyshuar është arrestuar të dielën, në Podujevë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një person duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Rr. 19 Qershori, Podujevë 01.01.2022 – 19:00.
Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas një fjalosje me viktimën mashkull kosovar, e ka sulmuar atë me thikë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.