Disa persona kanë sulmuar fizikisht zyrtarë të Policisë së Kosovës, në dy raste të ndara në Podujevë.
Në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”, një person ka thyer xhamat e një lokali dhe i njëjti ka sulmuar policët.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.01.2022 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka thyer xhama dhe orendi brenda në një lokal. I dyshuari ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës dhe i ka sulmuar fizikisht ata. Njeri prej zyrtarëve policor ka pranuar edhe trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në rastin tjetër janë arrestuar dy persona.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht në kryerje të detyrës zyrtare zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.