Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.