Dy persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rasti ka ndodhur në pjesën mes Suharekës dhe Prizrenit.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”.