Pesë persona kanosin policët dhe inspektorin e AVUK-ut në Ferizaj

Kronikë e zezë

Pesë persona kanosin policët dhe inspektorin e AVUK-ut në Ferizaj

Më: 4 janar 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Mbrëmë në fshatin Gerlicë, Ferizaj, janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë, pasi që kanë penguar gjatë punës dhe më pas kanë kanosur zyrtarët policorë dhe inspektorin e AVUK-ut.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

KANOSJE

Fsh. Gerlicë, Ferizaj 03.01.2022 – 00:30. Janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, kosovarë , pasi që kanë penguar gjatë punës dhe më pas kanë kanosur zyrtarët policor dhe inspektorin e AVUK-ut. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat