U lirua se do të punonte në bashkinë e Durrësit, shpallet në kërkim për vrasje Lul Berisha

Kronikë e zezë

U lirua se do të punonte në bashkinë e Durrësit, shpallet në kërkim për vrasje Lul Berisha

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:19
Lul Berisha

Vetëm pak kohë pasi Gjykata e Lartë, rrëzoi lirimin me kusht të Lulzim Berishës, prokuroria e Durrësit, ka vendosur të shpallë në kërkim njeriun e dënuar me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Shpallja në kërkim e Lulzim Berishës, është bërë në mes të muajit dhjetor 2021, ku tashmë i kërkohet ndihmë autoriteteve të huaja, për lokalizimin dhe arrestimin e Lulzim Berishës.

Berisha u lirua me kusht në 5 dhjetor 2016, pas një vendimi të komplikuar të Gjykatës së Apelit Durrës, sipas të cilit ai përfitonte lirim të parakohshëm pasi kishte shlyer ¾ e dënimit prej 25 vitesh burg dhënë nga Gjykata e Lartë.

Por në 7 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë, prishi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, që i fali Lulzim Berishës më shumë se 6 vite nga dënimi, edhe me mbështetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Ndërkohë veç kësaj mase kërkimi, Berisha prej dhjetorit 2020 është në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames në muajin shkurt 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat