Të shtëna me armë në "Don Bosko", dyshohet për 2 të plagosur dhe 1 të vdekur

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në "Don Bosko", dyshohet për 2 të plagosur dhe 1 të vdekur

Më: 4 janar 2022 Në ora: 16:47
Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:30 në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Filandos" në "Don Bosko."

Dyshohet se nga të shtënat 3 shtetas janë plagosur.

Njëri prej tyre dyshohet se ka humbur jetën.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Nga videot e siguruara nga Ora News, shihet se policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat