Një person ka pranuar tretman mjekësor në Kaçanik, nga lëndimet që ka pësuar si pasojë e goditjes nga një shkop druri.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me një shkop druri viktimën mashkull kosovar.
I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.