Kaluan ilegalisht kufirin dhe nuk posedonin dëshmitë kundër COVID-19, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Kaluan ilegalisht kufirin dhe nuk posedonin dëshmitë kundër COVID-19, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Shkozë të Prizrenit, kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Të njëjtit këtë gjë e bënë duke tentuar të iu shmangnin procedurave të kontrollit për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Ata nuk posedonin certifikatën e vaksinave dhe as testin PCR.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat