Burri dhe dy vëllezërit e tij, e bëjnë për spital një grua

Kronikë e zezë

Burri dhe dy vëllezërit e tij, e bëjnë për spital një grua

Nga: H.O. Më: 5 janar 2022 Në ora: 10:15
Ilustrim

Në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Sipas raportit të policisë, një grua është sulmuar nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij. Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.

Raporti i plotë:

Prishtinë 04.01.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat