Sonte në Rrugën B në Prishtinë dyshohet të jetë plagosur një 20 vjeçar, i cili më pas është dërguar në emergjencën e qytetit.
Mjekët kujdestarë kanë konfirmuar për ekipin që gjendet në teren, se i plagosuri kishte pasur një plagë në krahun e djathtë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një thikë.
Ndërkaq pas tretmanit të marrë, ai është liruar për në shtëpi.
Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.